
Barcelona dhe Inter përballen mbrëmjen e së mërkurës në takimin e parë mes tyre për gjysmëfinalen e Champions League.
Barcelona vjen pas suksesit në Kupën e Mbretit, ku në finale mposhti Real Madrid, ndërsa Interi ka shënuar 3 humbje rradhazi, duke u eleminuar nga Kupa e Italisë dhe duke humbur kryesimin e Seria A.
Gjithsesi, Lamine Yaman, fenomeni 17-vjeçar i Barcelonës, i cilëson zikaltrit një ekip shumë të fortë që dinë të mbrohen mirë dhe që ka dy lojtarë të veçantë si Lautaro dhe Barella.
“Jemi vërtet të emocionuar, është gjysmëfinalja ime e parë dhe gjithashtu për shumë nga shokët e mi të ekipit. Duam të tregojmë gjithçka që mund të bëjmë dhe të arrijmë në finale pa frikë.
Të gjithë e dinë që në mbrojtje është një ekip shumë i fortë, që e ka forcën kryesore në tranzicione. Por ne jemi gjithashtu të mirë, veçanërisht në driblim. Do të duhet të bëjmë gjithçka në nivel ekipi për të ecur përpara. Barella dhe Lautaro janë lojtarët që më pëlqejnë më shumë te ata”, tha 17-vjeçari.
Ai ka regjistruar 100 ndeshje zyrtare përpara se të mbushë moshën 18 vjeç, ndërsa e konsideron këtë moment si historic, veçanërisht me një klub të madh si Barcelona.
“Nuk është diçka që mund ta bëjnë të gjithë dhe mendoj se vazhdimësia është e rëndësishme. Është ajo që vlerësoj më shumë për momentin", shprehet Yamal.
Lini një Përgjigje