TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Prill 2025, 19:50

Shpresa e fundit për të qëndruar në Superiore, Tirana mëson kundërshtarin; Pogradeci fiton finalen ndaj Besës

Shkruar nga Pamfleti

Shpresa e fundit për të qëndruar në Superiore, Tirana

Tirana është njohur zyrtarisht me kundërshtarin me të cilin do të ndeshet për siguaruar qëndrimin në ligën Superiore. Pogradeci do të jetë kundërshtari i Bardhëbluve, në këtë ndeshje do të vendoset edhe skuadra e fundit që luan në elitën e futbollit shqiptar për sezonin e ardhshëm.

Liqenorët triumfuan 1-0 në finalen e “play off” në Kategorinë e Parë ndaj Besës. Në stadiumin “Elbasan Arena” vendosi një supergol i shënuar nga Festim Alidema.

Shpresa e fundit për të qëndruar në Superiore, Tirana

Sulmuesi i mahniti të gjithë me një realizim perfekt nga goditja e dënimit në minutën e 14-të, për t’i dhënë triumfin Pogradecit.

Pak ditë më parë juglindorët mposhtën me të njëjtin rezultat Burrelin, ndërsa kërkojnë mrekullinë ndaj Tiranës.

Shpresa e fundit për të qëndruar në Superiore, Tirana

Lini një Përgjigje