
Në më pak se 1 javë, Interi ka shkatërruar një sezon që po shkonte në mënyrë prefekte. Pak ditë më parë u s’kualifikuan nga kupa në gjysmëfinale përballë Milanit ndërkohë që sot humbën kryesimin e Seria A pas humbjes 0-1 ndaj Romës, duke asistuar kështu Napolin të shkëputet tre pikë në kryesim nëse fiton ndeshjen e sotme.
Nga ana tjetër Roma siguroi sot fitoren e parë në San Siro me rezultatin minimal 0-1. Ndeshja nuk pati dramë, me golin e hershëm të Matias Soule që rezultoi të ishte diferenca. Pavarësisht disa presioneve të vona nga Interi, mbrojtja e Romës qëndroi e fortë dhe arritën të mbanin të tre pikët dhe duke prishur shpresat e Interit për Scudetto.
Me këtë rezultat Interi ndodhet në vendin e dytë me të njëjtat pikë sa Napoli (71) i cili ka një ndeshje më pak, ndërsa Roma ndodhet në vend të pestë me 60 pikë.

Dy goditje të një pas njëshme do ta gjejnë interin me moral përtokë, në përballje e së mërkurës përballë Barcelonës në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.
Ëndërrimtarët e tripletës, rrezikojnë që të dalin duarbosh këtë sezon nëse s’kualifikohen nga Barcelona në Champions dhe Napoli nuk bën hapa fals në ndeshjet e mbetura.
Lini një Përgjigje