
Humbi kontrollin, para vërshëllimës së fundit të El Clasicco Barcelona-Real Madrid, reagon Antonio Ruediger.
Ky i fundit tentoi të sulmonte gjyqtarin, por u mbajt nga shokët e skuadrës dhe stafi i Realit.
“Nuk ka justifikim për sjelljen time në mbrëmjen e kaluar. Më vjen shumë keq për këtë. Luajtëm një ndeshje shumë të mirë nga pjesa e dytë.
Pas 111 minutave, nuk mund ta ndihmoja më skuadrën dhe para vërshëllimës së fundit bëra një gabim. Gjyqtarit i kërkoj ndjesë dhe të gjithëve që janë zhgënjyer nga unë në mbrëmjen e kaluar”, shkruan Ruediger.

Lini një Përgjigje