TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Prill 2025, 15:48

Përballja me Inter, Hansi Flick bën gati skemën: Duhet të mbulojmë hapësisat, kontrolli i topit i domosdoshëm

Shkruar nga Pamfleti

Përballja me Inter, Hansi Flick bën gati skemën: Duhet të

Barcelona e Inter përballen mbrëmjen e së mërkurës në gjysmëfinalen e parë të Champions League. Të dy ekipet do të kërkojnë një rezultat pozitiv, me katalanasit që do të duan të mbyllin llogaritë që në takimin e parë, ndërsa zikaltrit do të kërkojnë më të mirën, për të pasur shpresën e kualifikimit në ndeshjen e kthimit.

Interi vjen në përballjen me Barcelonën me 3 humbje rradhazi, duke u skualifikuar nga Kupa e Italisë, por duke humbur edhe kryesimin në Seria A, që udhëhiqet nga Napoli. Në anën tjetër katalanasit kanë kryesimin në La Liga, si dhe fituan Kupën e Mbretit në finalen ndaj Real Madrid.

Hansi Flick, trajneri i Barcelonës, në konferencën për mediat, e cilësoi Interin një ekip të mirë në kundërsulme.

"Interi është një kundërshtar shumë i fortë, me një nga mbrojtjet më të mira në Evropë . Ata kanë një mesfushë shumë të mirë dhe sulmues të fortë. Janë shumë të rrezikshëm në kundërsulme. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe ne do të duhet të jemi të përgatitur. Kur kanë posedimin e topit dinë të luajnë shumë mirë dhe janë një nga më të mirët në Evropë në kundërsulme  dhe janë një ekip që më pëlqen shumë ta shikoj. Duam të tregojmë gjithçka që mund të bëjmë dhe të arrijmë në finale”, tha gjermani Flick.

Në vijim ai tha se Barcelona do të synojë finale e Champions League, duke e cilësuar kompeticionin si më të rëndësishmin.

“Është një ëndërr për të gjithë të jemi këtu, duhet të mbetemi të përqendruar. Sot u stërvitëm mirë, të gjithë janë të përqendruar te kundërshtari dhe te ajo që duhet të bëjmë, si dhe te ajo që duhet të mësojmë nga ndeshja e fundit. Duhet të tregojmë forcën tonë dhe si mund të luajmë”, tha ai.

Dhe përsa i takon zikaltërve, Flick shprehet se Barcelona duhet të menaxhojë situatën, pasi Interi luan me 5 mesfushorë dhe do të synojë të dominojë mesfushën.

“Për ne është shumë e rëndësishme të mbajmë posedimin e topit dhe të marrim vendimet e duhura në mbrojtje. Ne duhet të mbulojmë hapësirat, është një gjë themelore", tha ai.

Lini një Përgjigje