TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Tetor 2023, 20:33

Armando Broja është gati për Tomas Strakoshën, lajme të mira për sulmuesin e kombëtares shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Armando Broja është gati për Tomas Strakoshën, lajme të

Armando Broja duket se nuk do të qendrojë shumë gjatë larg fushave të lojës. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte ai i cili postoi vetë foto në stërvitje me blutë në rrjetet sociale, e tashmë sipas mediave angleze, kthimi i tij në fushë pritet të shënohet që këtë fundjavë.

Sulmuesi la grumbullimin e kombëtares për shkak të një dëmtimi në gju, për fat të mirë jo në gjurin e  operuar, dhe në këto ditë ka bërë stërvitje thuajse kryesisht i diferencuar që të kthehej në formë. Mediat londineze bëjnë të qartë se në stërvitjen e sotme ai ka marrë dritën e gjelbër për të qenë në dispozicion të trajnerit Mauricio Poçetino për sfidën e kësaj fundjave kundër Brentfordit.

Një sfidë e veçantë pasi përballë mund të jetë Tomas Strakosha, shoku i tij në Kombëtaren shqiptare. Portieri është aktivizuar dy ndeshje më parë me Brentfordin dhe raportohet se do të shihet si pjesë e mundshme e rotacioneve në skuadër në vijimin e kampionatit, ndoshta që në ndeshjen ndaj Çelsit.

armando broja sulmuesi i kombëtares shqipare

Lini një Përgjigje