TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Tetor 2023, 19:35

“Ose fli me mua, ose do t’u them të gjithëve që je lezbike”, përgjigjja që futbollistja i dha presidentit që i propozoi për martesë

Shkruar nga Pamfleti

“Ose fli me mua, ose do t’u them të gjithëve që je

Një nga futbollistet më të rëndësishme në historinë e Spanjës ka zbuluar në një intervistë se çfarë i është përgjigjur presidentit të një klubi, i cili ka bërë propozimin e pahijshëm: "Ose fli me mua, ose u them të gjithëve që je lezbike!". Futbollistja nuk u mendua dy herë dhe ia mbylli gojën zyrtarit me një përgjigje të shkurtër dhe të saktë: “JO”!

Motrat binjake Parejo, Anxheles dhe Isabel, janë dy nga futbollistet femra më të rëndësishme në historinë e Spanjës dhe së fundmi ato ranë dakord të flasin në një intervistë për “Marca” se si ka përparuar karriera e tyre që kur u nisën në "Sportin Mbret" në një kohë shumë më e turbullt se ajo tani.

Konkretisht, kulmin e tyre në futbollin e femrave filluan ta arrijnë në vitet ‘90, kur për fat të keq, mizogjinia ishte shumë më e pranishme në “sportin mbret” sesa sot.

Anxheles Parejo, e cila hyri në historinë e Spanjës, me golin e parë të shënuar për kombëtaren e femrave në një turne ndërkombëtar në “EURO 1997”, zbuloi madje kalvarin që kaloi për shkak të një presidenti klubi. Pa përmendur emra, ajo kujtoi se menaxheri i klubit e kishte kërcënuar pa u përmbajtur, duke i thënë si vijon: "Ose fli me mua ose do t'u them të gjithëve që je lezbike!" .

Anxheles Parejo nuk u mendua dy herë dhe ia mbylli gojën zyrtarit me një përgjigje të shkurtër: "Më mirë të jem lezbike dhe ta dinë të gjithë, se sa të fle me ty!".

Binjaket Parejo, Anxheles dhe Isabel, kanë lindur në vitin 1969 në Terrassa, një qytet i vogël në veri të Barcelonës. E para që zbuloi se ishte e pasionuar pas futbollit ishte Anxheles, e cila në vend që të luante me kukulla si motra e saj Isabel, preferoi të dilte në parkingun pas shtëpisë dhe të luante me top me djemtë.

Që e vogël, Anxheles Parejo ka luftuar me maksimumin, siç tregon ajo për “Marcan” dhe thotë se shumëkush mendonte se ishte e çuditshme që "një vajzë të godiste një top futbolli". Megjithatë, prindërit e saj e mbështetën që në moshë të re dhe e regjistruan në një shkollë futbolli në Terrasa.

Barcelona bëri gjithçka për ta transferuar, por ajo zgjodhi të shkonte në Itali, në Torino

Nga Terrasa, Anxheles Parejo ra në sy nga Sabadelia dhe me këtë rast hodhi hapin drejt futbollit profesionist. Rritja e saj ishte e shpejtë dhe së shpejti Barcelona ishte në garë për nënshkrimin e saj. Katalanasit bënë gjithçka për ta transferuar, por Anxheles Parejo zgjodhi të shkonte në Itali.

Presidenti i Torinos e pa atë dhe motrën e saj në një turne ndërkombëtar dhe nuk hoqi dorë derisa i nënshkroi të dyja për atë që atëherë ishte një tarifë e madhe.

Binjaket Parejo përfunduan të dyja në Itali, por për një kohë të gjatë luajtën për klube të ndryshme, pasi rregullat e kërkonin që një ekip të mos kishte më shumë se një lojtare të huaj.

Gjatë gjithë karrierës së saj, Anxheles Parejo luajti vetëm për Sabadelia në Spanjë, dhe në Itali luajti për ekipe si Torino, Torres, Atletiko Oristano, Olbia, Roma dhe Rexhiana. Ajo performoi edhe në Japoni në Takarazuka Bani.

Në fanelën e kombëtares spanjolle, Anxheles Parejo grumbulloi 18 përzgjedhje. Ajo mbetet edhe sot në historinë e kombëtares si golashënuesja e parë, falë golit në “EURO 1997”, të shënuar ndaj Francës, të cilin mund ta shihni më poshtë.

Trofetë e karrierës së Anxheles Parejo përfshijnë katër tituj, katër Kupa dhe katër Superkupa, dhe numri total i golave ​​që ajo ka shënuar është 814!

anxheles parejo

Lini një Përgjigje