TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Shkurt 2025, 11:55

Arinaldo Rrapaj debuton me asist, zbuloni legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Shkruar nga Pamfleti

Arinaldo Rrapaj debuton me asist, zbuloni legjionarët më të

Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.

Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell  pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.

Vendin e parë e mban mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi i cili shënoi dy gola kundër Ceske Budejovice, por njëri prej tyre iu anulua nga VAR-i për faull ndaj portierit kundërshtar. Ish futbollisti i Partizanit, Arinaldo Rrapaj dha asist në debutim për Kolos Kovalivka kundër Çernomorets Odesa. Ai është pozicionuar në vendin e 2-të me notën 8.1.

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti renditet në vendin e 3-të pasi dha asist për Retegin në fitoren e thellë që Atalanta mori kundër Empolit të shqiptarëve. Ish-i i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi realizoi një tjetër gol me penallti. Top 5-shja plotësohet me Enis Çokaj i cili bëri një performancë të mirë për 90 minuta në fitoren kundër Volos.

Arinaldo Rrapaj debuton me asist, zbuloni legjionarët më të

Lini një Përgjigje