
Mbrojtësi shqiptar i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ishte protagonist te skuadra e Alaniasporit, në përmbysjen dramatike nga 0-2 në 3-2 ndaj Adana Demirspor, sfidë kjo e vlefshme për javën e 25ë elitës së futbollit turk.
30-vjeçari u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke shënuar për 2-2 në minutën e 68. Ky ishte goli i tretë në kampionat për Hadërgjonajn, i cili në 23 takimet e luajtura ka dhuruar edhe 2 asist, duke u shndërruar në një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës turke.
Lini një Përgjigje