TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Shkurt 2025, 19:48

Bajerni triumfon me “poker” në ‘Allianz Arena’, bavarezët thellojnë diferencën me Leverkusenin

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni triumfon me “poker” në ‘Allianz Arena’,

Bajerni i Mynihut ka fituar 4-0 ndaj Ajntrahtit të Frankfurtit, në “Allianz Arena”, ndeshje e vlefshme për javën e 23 në Bundesligë. Goli i parë i takimit u shënua në minutat shtesë të pjesës së parë, ku meritën kryesore e kishte Leroi Sane, i cili i dha një super assist për Olize, francezi e kishte shumë të lehtë për të dërguar topin në rrjetë. 

Goli i dytë për bavarezët u shënua nga Hiroki Ito, në minutën e 61, japonezi ndodhej në kohën dhe momentin e duhur, duke shënuar gol pas krosimit të ardhur nga goditja e këndit. 

Goli i tretë u shënua nga Jamal Musiala, pas një aksioni shumë të bukur personal. Në minutën e fundit shtesë pati kohë dhe për golin e katërt, të shënuar nga Gnabri. 

Pas kësaj fitoreje, Bajerni e e çon sërish në plus 8 diferencën nga Leverkuseni i vendit të dytë. Ajntrahti i Frankfurtit mbetet i treti me 42 pikë. 
 

bajern mynih ajntraht frankfurt bundesliga

Lini një Përgjigje