
Juventusi vazhdon ecurinë pozitive në Serinë A, duke marrë fitoren e katërt radhazi. Skuadra e drejtuar nga Tiago Motta ka mposhtur Kaljarin në transfertë me rezultatin e ngushtë 0-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26 të Serisë A. Bardhezinjtë gjetën shpejt golin që në minutën e 11 me Dushan Vlahoviç.
Sulmuesi serb përfitoi nga një gabim i mbrojtjes vendase dhe dërgoi topin në rrjetë me shumë zotësi. Lodhja në mesjavë në Champions ndaj PSV-së, u ndje shumë te bardhezinjtë në sfidën ndaj Kaljarit.
Pavarësisht disa rasteve, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Juventusi del me 3 pikë nga një fushë e vështirë si ajo e Kaljarit, bardhezinjtë renditen në vendin e katërt me 49 pikë, 2 pikë më shumë se Lacio e vendit të pestë.
Pas eliminimit në mesjavë nga PSV, objektivi i vetëm i bardhezinjve është të sigurojnë një biletë për në Champions League për sezonin e ardhshëm. Nëse ndodh që të mos arrihet as ky objektiv, shkarkimi i Motës në fund të sezonit është i padsikutueshëm. Gjithashtu, vlen për t’u përmendur që Juventusi është ende në garë dhe për Kupën e Italisë.
Lini një Përgjigje