TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Dhjetor 2025, 22:04

Arbnor Muja shënon golin e tretë sezonal, sulmuesi shqiptar u tregon “shqiponjën” serbëve në tribunë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Arbnor Muja shënon golin e tretë sezonal, sulmuesi shqiptar u tregon

Arbnor Muja vazhdon të jetë një personazh kryesor në ekipin e St. Truiden, të cilit iu bashkua gjata merkatos së verës. Anësori i sulmit shqiptar, sot ka shënuar golin e tretë në këtë sezon në vetëm 10 ndeshje të luajtura.

Në sfidën ndaj Klub Bryzhit, Muja u tregua i aftë në minutën e 21 të përfitonte nga një situatë në zonë për të çuar topin në rrjetë dhe për të barazuar shifrat. Ai vrapoi menjëherë të festonte këtë gol me “shqiponjë”, për një arsye të veçantë.

Anësori i sulmit iu drejtua një tribune ku ishte shpalosur një flamur i madh serb nga tifozët e ekipit mik dhe nuk ngurroi të festonte ashtu poshtë tifozëve kundërshtarë.

 

arbnor muja sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje