TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Dhjetor 2025, 21:42

Shpëtoi Dinamon e Zagrebit nga humbja dhe fitoi çmimin “Lojtari i Muajit”, reagon Arbër Hoxha

Shkruar nga Pamfleti

Shpëtoi Dinamon e Zagrebit nga humbja dhe fitoi çmimin

Sulmuesi Arbër Hoxha është kthyer në vendimtar te skuadra e Dinamos së Zagrebit. Në ndeshjen e sotme kundër Hajdukut të Splitit, e cila përkon me derbin e Kroacisë, goli i Hoxhës në minutën e 102 i dha barazimin dhe mbrojtjen e kreut Dinamos pas 16 javësh.

Në fillim të ndeshjes, anësorit shqiptar iu dorëzua çmimi prestigjioz “Lojtari i Muajt” nëntor në kampionatin kroat. Për Arbër Hoxhën, ky është trofeu i tretë radhazi individual, pasi e ka fituar më herët në shtator dhe tetor.

Pas ndeshjes me Hajdukun, bomberi kuqezi ka reaguar në “Instagram”. “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj në derbin e sotëm”, shkruan Hoxha.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbër Hoxha (@arberhoxha_9)

sulmuesi i kombëtares arbër hoxha dinamo zagreb

Lini një Përgjigje