TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Dhjetor 2025, 20:58

Barcelona fiton me “manita”, katalanasit mposhtin Betisin dhe kalojnë presionin te Reali

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona fiton me “manita”, katalanasit mposhtin Betisin dhe

Barcelona ka fituar 3-5 në transfertën ndaj Betis, e vlefshme për javën e 15 në La Liga. Vendasit gjetën avantazhin që në minutën e 5 më Entoni, braziliani i harruar nga mbrojtësit e Barcelonës, e kishte të lehtë të dërgonte topin në portën e Joan Garsias. Megjithatë reagimi i katalanasve ishte i menjëhershëm.

Në minutën e 10, pas një aksioni të shpejtë, Ferran Torres gjeti rrjetën, pas asistit fantastik të Zhul Kunde. Dy minuta më pas, Runi Bardaxhi krosoi, Ferran Torres shënoi me një gjysmë-rroveshatë, një gol shumë i bukur nga spanjolli.

Në minutën e 30 ishte radha e Runi Bardaxhi për të gjetur golin, suedezi shënoi pas asistit të mrekullueshëm të marrë nga Pedri. Në minutën e 39, Ferran Torres kompleton “hat-trickun” duke shënuar nga kufijtë e zonës së rreptsisë, i ndihmuar edhe nga devijimi i njërit prej lojtarëve vendas. Sërish asist i Bardaxhi, i dyti për këtë takim.

Pjesa e parë u mbyll 1-4 për Barcelonën. Në pjesën e dytë, në minutën e 56, katalanasit fituan një penallti për prekje të topit me dorë brenda zonës, pas goditjes së Rashfordit. Penalltinë e mori përsipër Lamin Jamal, i cili u tregua i saktë nga 11-metrat.

Në minutat e fundit, Betisi shënoi dy gola, duke përfituar ngë një përgjumje e mbrojtes së Barcelonës. Në minutën e 84, Diego Lorente shënoi golin e dytë për Betisin, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe mbrojtësi ishte lënë në harresë nga mbrojtësit e Barcelonës.

Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Kuço Hernandez shënoi golin e tretë për Betisin nga pika e bardhë e penalltisë, pas një ndërhyrje të gabuar të Zhul Kunde brenda në zonë. Rezultati përfundimtar, Betis-Barcelona 3-5. Barcelona kryeson renditjen me 40 pikë, 4 pikë më pak se Reali i Madridit, që pret nesër Selta Vigo. Betisi mbetet në vendin e 5 me 24 pikë.

real betis barcelona la liga

Lini një Përgjigje