
Milani ka një plan konkret për zhvillimin e mëtejshëm të skuadrës dhe ndërtimin e stadiumit, por për këtë i duhet patjetër ndihma e Lindjes së Mesme.
Palët kanë nisur bisedimet me njëra-tjetrën dhe jo vetëm, por madje kanë firmosur një kontratë, ku Fondi i Investimeve Publike (PIF) do të ketë në pronësi 41.7% të aksioneve.
“La Gazzeta Dello Sport” nëpërmjet një artikulli të publikuar pak orë më parë, bën me dije zbulimin e një dokumenti në të cilin palët kanë deklaruar kalimin e aksioneve në drejtim të arabëve.
Edhe pse kuqezinjtë janë munduar ta mbajnë të fshehtë, ka qenë një kontroll i bërë në zyrat e klubit ku u zbulua dhe dokumenti në të cilin është firmosur marrëveshja për blerjen e 41.7% të aksioneve nëpërmjet riblerjes së 80% të kredisë së shitësit për 487.5 milionë dollarë”.
Palët kanë zhvilluar dhe një takim me njëra-tjetrën gjatë fundjavës së shkuar, teksa në Arabinë Saudite zhvillohej gara e Formula 1. Sipas raportimeve në media, është zhvilluar diskutimi mes përfaqësuesve të klubit milanez dhe atyre të PIF.
Këta të fundit kanë një vlerë prej 861 milionë dollarë neto, ku 10 janë nën menaxhim të “RedBird”, ndërsa qëllimi është që deri në fund të vitit 2025, vlera të shkojë 1 trilionë. Kjo mund të arrihet nëpërmjet investimeve të bëra në fusha të ndryshme, mes tyre dhe sporti.
Konkretisht në futboll kanë në pronësi disa skuadra, mes tyre Mançester Siti dhe Njukasëll në Angli, por dhe 4 ekipet më të mira të Saudi Pro League. Ndër të tjera ka pasur investime dhe në ndërtimin e infrastrukturës për sportet të tjera në Arabinë Saudite, por dhe qëllimin për marrjen e të drejtave të organizimit të kupës së botës në futboll.
Lini një Përgjigje