
Jon Dahl Tomason ka publikuar listën e lojtarëve të Suedisë për dy miqësoret kundër Portugalisë më 21 mars dhe atë kundër Shqipërisë, 4 ditë më vonë.
Ndeshje gjatë së cilave ish-sulmuesi danez i Milanit do të debutojë në pankinën e ekipit skandinav.
47-vjeçari ka ftuar plot 26 futbollistë për takimet ndaj luzitanëve të Kristiano Ronaldos dhe kuqezinjve të Silvinjos.
Suedi-Shqipëri do të luhet të hënën e 25 marsit në “Friends Arena” të Stokholmit, në orën 19:00.
Të premten pritet të publikohet dhe lista e Silvinjos për dy testet e rëndësishme në kuadër të përgatitjeve të “EURO 2024”.
Lini një Përgjigje