
Kombëtarja shqiptare po përgatitet për Europianin e Gjermanisë, aventurë e cila do të startojë më 14 qershor. Por para se të shkojnë atje, kuqezinjtë do të kryejnë disa ndeshje miqësore, dy nga të cilat do të zhvillohen këtë muaj.
FSHF ka publikuar edhe programin që do të ndjekë Kombëtarja, i cili është plot prokupime. Gjithçka do të nisë më 15 mars, kur do të bëhet zyrtare edhe lista e lojtarëve të grumbulluar nga Silvinjo. Një ditë më vonë është vetë trajneri i Kombëtares që do të dalë në konferencën për shtyp para mediave.
Ndërsa më 18 mars, lojtarët e grumbulluar nga Silvinjo nën vëzhgimin e këtij të fundit, do të kryejnë seancën e parë stërvitore.
Radha e ndeshjeve është më 22 maras në Parma përballë Kilit, ndërsa 3 ditë më vonë Shqipëria do të udhëtojë drejt Stokholmit ku do të luajë kundër përfaqësueses së Suedisë.
Lini një Përgjigje