TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Mars 2024, 15:35

U dëmtua në ndeshjen me Milanin, Ismajli humbet ndeshjen e radhës në Serinë A

Shkruar nga Pamfleti

U dëmtua në ndeshjen me Milanin, Ismajli humbet ndeshjen e radhës

Ardian Ismajli nuk arriti dot të përfundonte ndeshjen e kësaj fundjave, atë humbje minimale në “San Siro” me Milanin. Mbrojtësi i Kombëtares u detyrua që të linte fushën e lojës, për shkak të një shqetësimi muskulor.

Në minutën e 42, Ismajli u ul në tokë dhe nuk mundi të vazhdonte, teksa kërkoi zëvendësim të detyruar. Ismajli ka pësuar një kontraktim në muskujt e kofshës dhe për këtë arsye nuk është stërvitur dje me grupin.

Mbrojtësi duhet të pushojë disa ditë, për t’u rikthyer sërish me ekipin. Maksimumi Ismajli mund të humbasë vetëm ndeshjen e radhës, ndërkohë nuk dihet nëse do të jetë gati për dy miqësoret e muajit mars.

 

ardian ismajli mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje