TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Mars 2024, 17:56

“Ndez” Armando Sadiku, sulmuesi shqiptar realizon dopietë për të mbajtur kryesimin e kampionatit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Ndez” Armando Sadiku, sulmuesi shqiptar realizon dopietë

Armando Sadiku është kthyer të shënojë rregullisht në kampionatin indian të futbollit dhe sot ka tundur dy herë rrjetën në fitoren e rëndësishme 4-3 që Mohun Bagan bëri në transfertë ndaj Kerala Blasters.

Sadiku ishte titullar në duelin e sotëm dhe la shenjën e tij që në minutën e 4 kur me një kundërsulm të shpejtë çoi topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin ekipit.

Në pjesën e dytë, në minutën e 60, ai shënoi një gol edhe më spektakolar teksa kontrolloi mirë topin me gjoks e më pas lëshoi një gjuajtje të fortë që përfundoi në rrjetë, për të kthyer përsëri ekipin e tij në avantazh me shifrat 2-1.

Kështu, ai shkoi në kuotën e 7 golave në këtë kampionat, ndërsa ekipi i Mohun Bagan iu bashkua përsëri Mumbai Sitit në kreun e renditjes me pikë të barabarta.

armando sadiku sulmuesi shqiptar mohun bagan

Lini një Përgjigje