TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Nëntor 2024, 22:09

Andres Iniesta blen skuadrën e Kategorisë së Dytë, ish-legjenda e Barcelonës: Është një klub emocionues

Shkruar nga Pamfleti

Andres Iniesta blen skuadrën e Kategorisë së Dytë,

Tashmë gjithçka është zyrtare. Andres Iniesta është pronari i ri i klubit të Kategorisë së Dytë daneze, Helsingor. Por, ky kampionat është i treti për nga rëndësia në shtetin e Danimarkës.

Iniesta dhe kompania e tij NSN kanë blerë klubin danez. Ky investim ka ndodhur në bashkëpunim me kompaninë zvicerane të Stonewen. Kontrata është firmosur dhe legjenda e Spanjës dhe Barcelonës nis kështu një aventurë të re.

Është një klub emocionues me shumë lehtësira, shumë njerëz të mirë që janë pjesë dhe jashtë klubit. Një potencial në qytet për t’u bërë pjesë e rëndësishme në futbollin danez”, u shpreh Iniesta këtë të enjte.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????????????? HERE WE GO ???? (@liveherewego)

40-vjeçari vazhdon të investojë në botën e futbollit. Kujtojmë që spanjolli po punon fort edhe për t’u bërë një trajner, gjë e cila pritet të përmbushet në vitet e ardhshme.

 

andres iniesta ish-futbollisti i barcelonës helsingor skuadra daneze

Lini një Përgjigje