TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Nëntor 2024, 21:47

Kombëtarja e vogël lë gjurmë të madhe, Ishujt Faroe i falen një goli për fitoren në transfertën armene

Shkruar nga Pamfleti

Kombëtarja e vogël lë gjurmë të madhe, Ishujt Faroe i

Ishte një fitore që mund t’i ngjisë shumë lart.

Kombëtarja e një vendi të vogël, si Ishujt Faroe është shumë pranë të lënurit “gjurmë” të madhe në arenën evropiane, teksa pasditen e kësaj të enjteje arritën një fitore të madhe në “Vazgen Sargsyan Republican Stadium” të Jerevanit, ndaj Armenisë.

“Ishullorët” u mjaftuan me vetëm 1 gol, me kapitenin Viljormur Davidsen, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhuruar skuadrës së tij avantazhin që në minutën e 33, gol që mjaftoi për të siguruar fitoren e madhe.

Falë këtij rezultati, Ishujt Faroe ngjiten në vendin e dytë të Grupit C4, me 6 pikë dhe deri më tani siguron një vend në “play-off” për ngjitjen në Ligën B, ndërsa Armenia mbetet në vendin e fundit me 4 pikë.

 

ishujt faroe armenia liga e kombeve

Lini një Përgjigje