TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Prill 2023, 15:56

Al Nasri ofron 100 mln euro për Zhoze Murinjon, skuadra arabe bën gati ofertën e çmendur për ta bashkuar me Ronaldon

Shkruar nga Pamfleti

Al Nasri ofron 100 mln euro për Zhoze Murinjon, skuadra arabe bën gati

Al Nassr tashmë ka mbetur pa trajner, pas shkarkimit të Rudi Garsia dhe menjëherë kanë menduar për zëvendësuesin e tij. Dhe kush tjetër përveç se portugezi Zhoze Murinjo.

“AS” shkruan se oferta që ata kanë vënë në tavolinë për trajnerin aktual të Romës është 100 milionë euro për dy sezone. Nëse do të pranojë, padyshim që do të bëhej trajneri më i paguar në botë.

Pengesa e madhe që Al Nassr has në negociata në këtë moment është se “Special One” është në fazën e fundit të sezonit me Romën.

Gjithsesi, oferta që vjen nga Arabia Saudite është e parezistueshme, pasi do të rigjente Kristianon Ronaldon me të cilin ka pasur një super marrëdhënie tek Reali i Madridit në vitet 2010-2013.

zhoze murinjo trajneri portugez al nassr

Lini një Përgjigje