TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Prill 2023, 14:47

Përballja Milan-Napoli, Spalletti: Kur flitet për Guardiolën duhet të ngrihem në këmbë

Shkruar nga Pamfleti

Përballja Milan-Napoli, Spalletti: Kur flitet për Guardiolën

Milan dhe Napoli luajnë sot në 21:00 në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League. Për këtë duel foli edhe trajneri i napoletanëve, Luciano Spalletti. Veç ndeshjes për të tijtë dhe mungesës së Osimhen, tekniku u pyet edhe për trajnerin Pep Guardiola të Manchester City-t.

Spalletti ka bërë një veprim të papritur, teksa respektin për punën dhe arritjet e Guardiolës në futboll i ka shprehur duke u ngritur në këmbë.

“Kur flasim për Pep Guardiolën më duhet të ngritem në këmbë, sepse vërtet kam mësuar shumë nga ai”, ishin fjalët e trajnerit italian. Në këtë mënyrë video ka qarkulluar në rrjet, me reagimet që kanë qenë pozitive për respektin e treguar.

milan napoli champions league

Lini një Përgjigje