
Al-Nasr ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj Damac me shifrat 1-2, e vlefshme për javën e 16 në ligën profesionale saudite.
Al-Nassr gjeti avantazhin që në minutën e 4 me Abdulrahman Gharib, i cili shënoi me një goditje të lehtë brenda zonës. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për miqtë.
Në fillim të pjesës së dytë, Al-Nasr shënoi golin e dytë me Kristiano Ronaldon, i cili gjeti rrjetën pas një asisti nga portugezi tjetër Zhoao Feliks. Ky është goli i 960 në karrierë për CR7, ku tani i kanë mbetur edhe 40 gola për të arritur shifrën 1000 gola.
Vendasit ngushtuan shifrat në vazhdim, ndërsa rezultati përfundimtar u regjistrua 1-2 për Al-Nasr. Pas kësaj fitoreje, Al-Nasr renditet në vendin e dytë me 37 pikë, 4 pikë më pak se Al-Hilal, vetëm se ekipi i drejtuar nga Simone Inzagi ende nuk ka luajtur për këtë javë.
Lini një Përgjigje