TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Mars 2026, 19:19

“A ju duhet një qendërmbrojtës”, Lorik Cana përgatit ‘rikthimin’ në futboll, por jo me fanelën kuqezi (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

“A ju duhet një qendërmbrojtës”, Lorik Cana

Ish-mbrojtësi dhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një postim të fundit në “Instagram”. 42-vjeçari po kalon pushimet me familjen në Maldive, ndërsa ka ndarë me ndjekësit disa momente nga qendrimi i tij atje.

Ajo që ka bërë më shumë “zhurmë” është mesazhi që shoqëron një prej fotove të publikuara. Cana shfaqet i veshur me fanelën e përfaqësueses së Maldiveve dhe shkruan me humor: “A ju duhet një qendërmbrojtës për ekipin kombëtar? E kam gati fanelën për çdo rast”!!!. Postimi është interpretuar si një batutë nga ish-futbollisti, i cili prej vitesh i ka dhënë fund karrierës aktive.

Lorik Cana ka debutuar me Kombëtaren shqiptare më 11 qershor 2003, në ndeshjen kualifikuese të “EURO 2004” kundër Zvicrës, e cila u mbyll me rezultatin 3-2 në favor të helvetëve në Gjenevë.

Gjatë karrierës me përfaqësuesen kuqezi, ai ka regjistruar 92 paraqitje dhe ka shënuar një gol. Cana mbahet mend si një nga figurat më përfaqësuese të skuadrës kombëtare, për rolin e tij si lider në fushë dhe për shpirtin luftarak që e karakterizonte.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lorik Cana (@lorikcana)

lorik cana ish-kapiteni i kombëtares

Lini një Përgjigje