Rikthimi i Leo Mesit në Barcelonë do të jetë i mundur nëse klubi redukton në mënyrë drastike masën aktuale të pagave, raportojnë Fernando Polo i Mundo Deportivo dhe Roxher Torelo.
Do të jetë gjithashtu e realizueshme nëse argjentinasi pranon t’i bashkohet klubit katalanas me kushte të moderuara financiare, diçka që mund ta kishte ndihmuar atë të qendronte në klub në vitin 2021 kur i skadoi kontrata.
Sipas Capology, Mesi aktualisht fiton 35 milionë euro neto në vit te PSG-ja, kjo është dy herë më shumë se paga e lojtarit më të paguar të Barçës, Frenki de Jong.
Për momentin, Barcelona është e qartë se nuk mund ta përballojë kthimin e Leos në “Camp Nou”. Megjithatë, gjërat mund të ndryshojnë nëse Serxhio Buskets dhe Xhordi Alba pranojnë ulje pagash, ndërsa disa nga lojtarët më të mëdhenj largohet gjatë verës./ Tribuna
Lini një Përgjigje