
Parandjenjat e zeza dhe skenari më i keq u konfirmuan pasi Shoqata Çeke e Skive njoftoi se skiatori, Antonin Hajek u gjet i vdekur, pasi ishte zhdukur gjashtë muaj më parë.
Ai kishte lindur më 12 shkurt 1987 në Friedland, afër kufirit me Poloninë dhe debutimin e tij ndërkombëtar e bëri më 9 shkurt 2002. Ish-sportisti 36-vjeçar ka ndërruar jetë në rrethana ende të panjohura.
Ai asnjëherë nuk arriti të ngrihej në podium në serinë elitare, ndërsa tre herë ishte i treti në garën e Çmimit të Madh të Verës.
Ai vendosi rekordin çek për fluturimin më të gjatë prej 236 metrash më 20 mars 2010.
Tre vjet më parë, në janar, ai u bë trajner i kombëtares çeke në kërcimin me ski, pasi zëvendësoi David Jirutek.
Antonin u zhduk në tetor të vitit 2022.
Më pas policia nisi një operacion të plotë kërkimi, kur u shfaq informacioni se ai ishte parë në Malajzi. Kërkimeve iu bashkua edhe policia e këtij vendi, por nuk mundi ta gjente. Gjatë vjeshtës, informacioni i fundit për të erdhi nga ambasada çeke në Malajzi.
Sipas mediave çeke, Hajek ka pasur probleme pas një rasti të vështirë divorci, ndaj vendosi të arratisej nga vendlindja.
Smutná zpráva. ???? Zemřel bývalý vynikající skokan na lyžích, český rekordman a reprezentační trenér Antonín Hájek.
— Czech Ski & Snowboard (@czeskisnowboard) March 10, 2023
Čest jeho památce a upřímnou soustrast rodině a přátelům. ????
Tondo, budeš nám chybět. ???? pic.twitter.com/OfNnNADCtM
Lini një Përgjigje