TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Prill 2023, 12:18

Vis Pupa për Big Brother: Desh kapa finalen me një tasqebap

Shkruar nga Pamfleti

Vis Pupa për Big Brother: Desh kapa finalen me një tasqebap

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte Elvis Pupa, banori që u eliminua këtë të martë nga “Big Brother Vip Albania”.

Banori që u eliminua këtë të martë nga “Big Brother VIP” foli për eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke kujtuar një nga batutat e Luiz Ejllit kur Visi gatoi tasqebap.

“Unë desh kapa finalen me një tasqebap. Sa e provoi, Luizi tha: Iu thaftë dora kush e nominon Visin”, kujtoi ai me humor.

Ndërsa i pyetur se kush janë sipas tij, 4 finalistët e këtij edicioni të BB VIP, Pupa u shpreh:

“Luizi, jam mes Kiarës dhe Efit, nuk e di. Me shpirt them Kiara, ndoshta për lojë ka luajtur më shumë Efi. Ndoshta Qetsori, e kam thënë edhe më përpara dhe Nita”.

vis pupa tasqebap

Lini një Përgjigje