TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Prill 2023, 10:35

Rrëfehet masazhatori: Ronaldo më shiti makinën e tij me gjysmë çmimi, pasi i gjeta numrat e dy këngëtareve

Shkruar nga Pamfleti

Rrëfehet masazhatori: Ronaldo më shiti makinën e tij me

Rod Thornley është një ish-masazhatori i Manchester United, që do të thotë se ka njohur nga afër disa nga futbollistët më të famshëm në planet, përfshirë edhe Cristiano Ronaldo-n.

Së fundmi, Thornley ka ndarë disa nga sekretet që di dhe ka pohuar se Ronaldo i ka kërkuar ndihmë për të gjetur numrat e telefonit të dy këngëtareve të njohura.

Këngëtarët ishin Dannii Minogue dhe Kimberly Watt, kjo e fundit ka qenë anëtare e grupit muzikor “Pussycat Dolls’.

Thornley madje pretendon se Ronaldo për numrat e tyre, e ka falënderuar duke i shitur atij një Porsche për gjysmë çmimi.

“Ai ishte duke bërë një masazh me mua dhe në TV doli “X-Factor”. Ishte Dannii Minogue, motra e Kylie Minogue dhe ai pyeti ‘A mund të më gjesh numrin e saj?”, tha Thornley për “Under The Cosh”.

“Sërish ndërsa shfaqej X-Factor përsëri të shtunën mbrëma dhe ishte Kimberly Wyatt nga Pussycat Dolls”, ai më tha: “A mund të më marrësh edhe numrin e saj?”

“Ai tha: “Të pëlqen makina ime?” Ai kishte një Porsche. “Kur të shkoj në Real Madrid, do ta shes për gjysmë çmimi”.

“Ai e mbajti fjalën. Unë i dhashë atij 30,000 paund për një makinë 60,000 paundëshe. Të nesërmen e shita për 60,000 paund!”, përfundoi rrëfimin e tij ish-masazhuesi.

Ronaldo prej vitesh është në lidhje me Georgina Rodriguez, ndërsa është edhe baba i pesë fëmijëve.

cristiano ronaldo masazhatori makina

Lini një Përgjigje