
Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më të mira të muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Duket se këtë sezon veror Dafina ka ‘hequr dorë’ nga këngët ritmike dhe po publikon vetëm projekte që i dedikohen dashurisë.
Së fundmi Dafina ka publikuar këngën e saj të re, e cila është një bashkëpunim me Brunon dhe Klajdi Harunin. Ama duket se për videoklipin e këngës së tyre janë frymëzuar nga videoklipi i “Hymn For The Weekend” i Coldplay dhe Beyonce dhe ngjashmëria është e dukshme.
Mbrëmjen e kaluar Dafina me anë të një postimi në Instastory ka treguar për ndjekësit se ndodhet në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Këngëtarja ka treguar se është në këtë gjendje pasi vuan nga “Bronkiti”.

Lini një Përgjigje