TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Prill 2025, 13:32

Veshur si malësor, Luizi i këndon familjes me çifteli: Do dalë djali nga Lushnja (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Veshur si malësor, Luizi i këndon familjes me çifteli: Do

Duhet thënë se vajza e Luizit dhe Kiarës, Luna Mari, lindi e famshme dhe tanimë është kthyer në një personazh publik, e ndjekur nga mijëra fansa të prindërve të saj që ndajnë momente të ëmbla me të në rrjetet sociale.

Së fundmi, Luizi ka surprizuar fansat me një dedikim shumë emocional: një këngë të krijuar enkas për vajzën e tij, por shumë ndryshe nga herët e tjera. Ai shfaqet në videoklip me veshje popullore dhe çifteli në dorë, duke kënduar për Lunën me ndjeshmëri, por edhe nota humori.

Përveç dashurisë së të bijës, Luizi i këndon edhe ‘prapësive’ të saj të vogla dhe ‘lëmshit’ që ajo krijon në familje. E më mirë se me çifteli, nuk mund ta bënte me asnjë vegël tjetër muzikore diçka të tillë.

Por nga ana tjetër ai i këndon edhe diskutimit në familje për një tjetër pasardhës dhe kërkohet një djalë. I vetmi ‘hall’ është që do ngjajë nga nëna dhe rrjedhimisht do jetë ‘djalë nga Lushnja’.

 

luiz ejlli cifteli

Lini një Përgjigje