
Vesa Vllasaliu dhe Arlind Kahrimani zyrtarizojnë lidhjen e tyre.
Vesa Vllasaliu, e cila u bë e njohur për publikun mbarë shqiptar falë hyrjes në Big Brother Kosova dhe moderatori i emisionit “Shqiptarçe Krejt”, Arlind Kahrimani, kanë shuar së fundmi të gjitha dyshimet rreth lidhjes së tyre.
Për muaj të tërë është spekuluar për një lidhje të mundshme, por Vesa nuk kishte konfirmuar më parë se kush ishte personi krah saj. Megjithatë, në një video të fundit të publikuar nga çifti, çdo gjë u bë e qartë.
Në video, Vesa dhe Arlindi shfaqen shumë të dashuruar, ndërsa një pjesë e saj përfshin një deklaratë të ngrohtë: “Unë t’dashuroj, se pak m’doket me t’dashtë”. Me këtë moment të ëmbël, çifti duket se ka zyrtarizuar publikisht marrëdhënien e tyre, duke konfirmuar lumturinë që ndajnë së bashku.
Lini një Përgjigje