TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Nëntor 2023, 13:11

Vesa Vllasaliu përlotet nga historia e dështuar me Mërgim Berishën, djemtë e BBVK2 ‘shpërthejnë’ ndaj futbollistit

Shkruar nga Pamfleti

Vesa Vllasaliu përlotet nga historia e dështuar me Mërgim

Vesa Vllasaliu mbrëmjen e djeshme në  ‘Prime’ ka shpërthyer në lot teksa i ka rrëfyer disa prej banorëve të BBVK2 një tjetër episod nga lidhja e saj e dështuar me futbollistin kosovar, Mërgim Berisha.

Gjendja e saj duket se ka prekur disa nga banorët të cilët i qëndruan pranë. Gjatë kësaj bisede, ishte Azemi i cili nuk duroi më dhe ka shpërthyer në ofendime për Mërgimin.

“Duhesh me marr kohë për vete, ti e di sa e mirë je, e dimë edhe na tjerët, edhe mos qit lot më për qen e për tjerë që s’ia vlejnë”, u shpreh Azemi.

Në anën tjetër edhe Ganiu u shpreh i revoltuar për ish-in e Vesës.

“Kurrë gol mos dhaftë, e theftë këmbën”, tha Ganiu.

vesa vllasaliu perlotje

Lini një Përgjigje