TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Nëntor 2023, 11:34

Arjan Konomi krahason veten me Tom Cruise: Si mendoni se dukem tani?

Shkruar nga Pamfleti

Arjan Konomi krahason veten me Tom Cruise: Si mendoni se dukem tani?

Arjan Konomi shqetësoi fansat e tij disa javë më parë kur u shfaq në publik me një pamje mjaft të ndryshuar, ç’ka e detyroi ish-opinionistin e “Për’puthen” edhe të bënte një reagim, për t’i siguruar ata që ishte mirë.

Megjithatë, duket se Arjani ka lënë pas ditët me flokë të thinjur dhe ka ndryshuar totalisht look-un e tij, duke u rikthyer edhe njëherë në formën e mëparshme. Me anë të një postimi në Instagram, ai tregon se ka bërë disa ndryshime, pasi i thanë që është plakur, teksa e krahason veten edhe me Tom Cruise, falë syzeve që ka vënë.

Po ashtu, ai kërkon edhe mendimin e ndjekësve, të cilët e kanë mirëpritur Arjanin “e vjetër” dhe “të ri” njëkohësisht, teksa shkruan: “Ça dini ju për look-un e ri!!Gati për filmin e ri “Top Gun”. Hajde jepini komenteve .. se thatë që jam plakur.. Si mendoni se dukem tani?”

Arjan Konomi krahason veten me Tom Cruise: Si mendoni se dukem tani?

arjan konomi krahasim tom cruise

Lini një Përgjigje