TAGS-AT E JAVËS

Showbiz29 Dhjetor 2025, 17:22

Vëllai i tij ndërroi jetë në aksidentin tragjik, reagon për herë të parë këngëtari Gjesti

Shkruar nga Pamfleti
Vëllai i tij ndërroi jetë në aksidentin tragjik, reagon
Këngëtari Gjesti

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe dhimbjeje, këngëtari i njohur Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh prekës për ndjekësit e tij.

Ky është reagimi i tij i parë publik pas ndarjes tragjike nga jeta të vëllait të tij, Elidion Kelmendi.

Gjesti ka ndjerë nevojën të falënderojë të gjithë ata që i qëndruan pranë në këto momente të errëta.

“Ju falenderoj që më keni qëndruar afër mua dhe familjes time në këtë periudhë të vështirë. Ka qenë e rëndësishme që këtë kohë të rrija larg rrjeteve sociale, të merresha me veten dhe familjen time,” u shpreh ai.

Përveç urimit për Vitin e Ri, ku theksoi rëndësinë e shëndetit dhe familjes, Gjesti dha edhe lajmin që fansat prisnin, duke konfirmuar datën e rikthimit në skenë.

“Dua t’iu tregoj se në vitin 2026, në Janar i kthehem muzikës, aty ku e kam vendin”, përfundoi ai, duke sinjalizuar mbylljen e periudhës së zisë artistike.

gjesti

Lini një Përgjigje