TAGS-AT E JAVËS

Showbiz29 Dhjetor 2025, 15:20

Labi, simpatizant i vjetër i Hygertës?! Ish-missi e vë në siklet: Dy herë më ke bërë follow

Shkruar nga Pamfleti
Labi, simpatizant i vjetër i Hygertës?! Ish-missi e vë në
Labi, simpatizant i vjetër i Hygertës?! Ish-missi e vë në siklet: Dy herë më ke bërë follow

Një moment i sikletshëm dhe shumë i komentuar ka ndodhur gjatë mbrëmjes së fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, kur banorja Hygerta Sako vendosi të nxirrte në pah një “detaj të pazgjidhur” nga rrjetet sociale, duke vënë në vështirësi Labin në dhomën e ndjenjes.

Gjatë bisedës, Hygerta i përmendi Labinotit një veprim konkret:
“Ma ke bërë dy herë follow, unë nuk ta kam kthyer.”

Deklarata e saj e befasoi Labin, i cili u shfaq i habitur dhe u mundua të justifikohej:
“E kam parë listën nëpër media dhe i kam bërë.”

Por Hygerta nuk e la pa përgjigje, duke vijuar me ton të drejtpërdrejtë:
“Si ndoshta?! Mos më thuaj mua ‘ndoshta’. Më ke bërë follow, s’ta ktheva, e hoqe, më bëre prapë, s’ta ktheva, prandaj më more inat dhe m’u sule.”

Situata u përshkallëzua edhe me komentet ironike të Ludo Lee, i cili pyeti:
“Ti krejtve ua ke bërë follow a?”

Biseda vijoi edhe në prani të banorëve të tjerë, duke e bërë momentin edhe më të sikletshëm për Labin dhe duke ndezur tensionin mes tyre.

 

labi hygerta follow

Lini një Përgjigje