TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Dhjetor 2024, 14:24

Çudit Meri Shehu: Për ne astrologët, viti i ri nis më 21 mars

Shkruar nga Pamfleti

Çudit Meri Shehu: Për ne astrologët, viti i ri nis më 21

Meri Shehu, ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”.

Teksa po bënte parashikimin e 12 shenjave të horoskopit për muajin dhjetor, Neada Muçaj e pyeti gjithashtu për festat e fundvitit.

“A duhet ta vendosim pemën më datë 6? Duket si datë zyrtare”, e pyeti moderatorja.

“Vendoseni pemën kur të doni, por nuk e di, më datën 6 është tradita. Kam parë që pema është vënë që në fillim të dhjetorit. Kanë nevojë njerëzit për drita. Unë nuk jam e rreptë me rregullat”, tha Meri.

Por Shehu i habiti të gjithë kur tha se për “astrologët Viti i Ri fillon më 21 mars”.

“Ne astrologët vitin e fillojmë më 21 mars. Për ne Viti i Ri është më 21 mars. Viti i Ri kinez është ndryshe. Për ne astrologët Viti i Ri fillon kur fillon shenja e Dashit”, tha astrologia e njohur.

Sipas saj, të gjitha festat e rilindjes së natyrës bëhen më 21 mars. 

meri shehu viti i ri

Lini një Përgjigje