
Faqja zyrtare e “Portokalli” në Instagram ka konfirmuar se në shfaqjen e kësaj jave më datë 8 dhjetor, do të rikthehet për herë të parë pas shumë vitesh, aktori i njohur i humorit Ermal Mamaqi.
Duhet thënë se Mamaqi është një ‘produkt’ i ‘Portokalli’, ku shkëlqeu me rolin e tij në The SBLSH. Edhe në një përplasje që pati kohët e fundit me Jul Dedën, pasi ky i fundit nuk pëlqente trajnimet e Ermalit, Mamaqi e ftoi të riktheheshin tek grupi i famshëm The SHBLSH.
Mbase paraqitja e Ermalit këtë të diel është vetëm fillimi i rikthimit të djemve aty ku e nisën.

Lini një Përgjigje