TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Qershor 2024, 15:05

U zunë në tualet, konkursi i modës bën bashkë Franceskën dhe Sara Gjordenin

Shkruar nga Pamfleti

U zunë në tualet, konkursi i modës bën bashkë

Françeska Murati dhe Sara Gjordeni duket se i kanë harruar sherret dhe konfliketet që kanë pasur brenda shtëpisë së BBV3.

Ato janë bërë të dyja pjesë e jurisë së rubrikës “She’s on Top”   dhe mesa duket kanë bërë paqe. E pyetur nga Argjira se cila ishte këshilla e fundit që bashkëshorti i dha asaj para se të vinte në emision, Françeska u shpreh: Mos bëj shumë sherre.

E dyta që hyri në skenë ishte Sara Gjordeni e cila dukej mjaft e lumtur dhe tregon se shtatzëninë e saj po e shijon pa masë. Të dyja ish-konkurrentet e BBV3 kanë kritikuar dhe kanë dhënë mendimet e tyre si profesioniste për vajzat konkurrente të “She’s on Top” dhe dukej se çdo gjë shkonte mjaft mirë mes tyre.

franceska murati sara gjordeni shes on top

Lini një Përgjigje