
Ndjekësit e ish-banorëve duan të dinë nëse vijojnë romancat, por edhe miqësitë e krijuara në shtëpinë e BBV3.
Elvis Myrta ka bërë së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në “Instagram”, të cilët i kanë vënë në dukje se nuk e kanë parë me Ledjona Xheladinajn.
“Po s’të kam parë me Ledjonën o la”, i ka shkruar një fans, të cilit Myrta i është përgjigjur duke etiketuar ish-banoren:
“Ledjona Xheladinaj ke ndonjë përgjigje?”.
Këtë e ka ripostuar gazetarja e njohur në “Instastory” dhe krahas ka shkruar:
“Ka rënë në dashuri ndaj s’ka kohë të dalë me shoqninë e vjetër”.
Mos vallë Ledjona i ka zbuluar sekretin Lisit, apo thjesht ajo po bënte shaka? Fansat tani po presin për reagimin e ish-banorit të BBV3.

Lini një Përgjigje