TAGS-AT E JAVËS

Showbiz30 Gusht 2025, 14:43

U pushua nga puna se imitoi Michael Jackson, punëtori fiton gjyqin dhe 13 mijë dollarë

Shkruar nga Pamfleti

U pushua nga puna se imitoi Michael Jackson, punëtori fiton gjyqin dhe 13

Pushimi nga puna i një punëtori magazine në Mbretërinë e Bashkuar, sepse imitoi yllin e pop-it, Michael Jackson, ishte i padrejtë, konstatoi një gjykatë administrative britanike.

Një koleg akuzoi punëtorin e magazinës, Lucasz Zawadzki se bënte shumë zhurmë duke imituar yllin e popit.

Zawadzki u akuzua gjithashtu nga kolegu, i cili është me ngjyrë, se bënte zhurma të ngjashme me ato të majmunëve për ta tallur atë dhe kjo, sipas tij, ishte shfaqje e pikëpamjeve raciste.

Zawadzki pranoi se bënte të tilla veprime, por shtoi se ato nuk ishin raciste.

Kompania ”Cooperative group” u urdhërua t’i paguante Zawadzkit më shumë se 10 000 paund (13 000 dollarë) kompensim, pasi gjykatësja Carol Porter zbuloi se ai ishte pushuar padrejtësisht nga puna.

michael jackson imituesi

Lini një Përgjigje