
Një nga lajmet e ditës së sotme ka qenë konfirmimi i pritjes së ëmbël nga çifti Luiz & Kiara, të cilët edhe pse përfliteshin prej javësh që së shpejti do të bëheshin prindër të një vajze, kanë lumturuar fansat e tyre duke e bërë të ditur shtatzëninë me anë të këngës së re të fituesit të "BBVIP".
Sigurisht që dyshja përgjatë ditës ka marrë mjaft urim edhe publikisht, ndërsa në postimin që ata kanë bërë për të rrëfyer emocionet e para si prindër të ardhshëm, shumë personazhe të njohur i kanë përgëzuar, mes tyre, miq, kolegë dhe fansa.
Megjithatë dy nga urimet që kanë tërhequr vëmendjen më shumë se të tjerët kanë qenë ai i Arbana Osmanit dhe bashkëshortit të saj, Eduart Grishaj. Në fakt, kohë më parë, u përfol për një krisje të raportit të moderatores së “BBVIP 2" dhe regjisorit të reality show-t, pikërisht me Luizin që jo vetëm i hoqi nga rrjetet sociale, por në një intervistë nënkuptoi se marrëdhënia me Arbanën nuk ishte e mirë.
Por gjithsesi, duke qenë se Kiara të paktën ende i ka në Instagram, ata i kanë uruar, me shumë dashuri, duke treguar se pavarësisht keqkuptimeve dhe zënkave, janë të lumtur për ta, fundja kanë qenë pjesë e historisë së tyre që ditën e parë.

Lini një Përgjigje