TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Nëntor 2023, 13:42

Noizy varet kokëposhtë nga vinçi për filmin, reperi: Nëse s’ka rrezk, nuk është qejf

Shkruar nga Pamfleti

Noizy varet kokëposhtë nga vinçi për filmin, reperi:

Reperi i njohur, Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, prej disa ditësh na ka bërë me dije se është bërë pjesë e filmit "Trouble Shouters".

Xhirimet e filmit kanë nisur dhe po zhvillohen në Tiranë, teksa një pjesë e tyre do mbahet edhe në Gjermani.

Një video e shpërndarë sot nga Noizy në mediat sociale ka lënë gojëhapur ndjekësit, kjo pasi reperi ka xhiruar një skenë goxha të guximshme, duke u shfaqur i varur në një vinç, disa metra të lartë tokës.

"Nëse s'ka rrezik, nuk është qejf", shkruan Noizy krahas videos.

noizy kokeposhte vinc

Lini një Përgjigje