
Ditën e sotme, çifti më i përfolur i showbizit, Kiara dhe Luiz kanë konfirmuar lajmin se së shpejti do të bëhen prindër.
Gazetarja Zhaklina Lekatari, njëkohësisht edhe ish-opinionistja e “Big Brother Vip” ka postuar në rrjetin social "Instagram", një status, i cili është marrë si një "thumb" për çiftin.
"Shumica e fëmijëve në vendin tonë po lindin për interes, status, frikë, nevojë, por jo dashuri", ka shkruar ajo.
Kujtojmë se, gjatë show-t televiziv, Zhaklina ka pasur jo pak herë debate me Kiarën dhe Luizin.
Lini një Përgjigje