TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Qershor 2023, 13:43

U kthye në temë memesh, Kejvina reagon shumë muajsh pas daljes nga Big Brother

Shkruar nga Pamfleti

U kthye në temë memesh, Kejvina reagon shumë muajsh pas daljes

Kejvina Kthella u bë subjekt memesh për sa kohë ishte brenda shtëpisë së Big Brother Vip 2. Modelja është një femër shumë seksi, por periudha gjatë dhe post Big Brother nuk ishte aspak e lehtë për të. Gjatë pjesëmarrjes së saj në “BBVA2” ajo u pa pa filtra e nuk ishin të pakta krahasimet që iu bënë.

Një prej tyre ishte edhe ajo me futbollistin e Manchester City, Erling Haland. E mesa duket, këtë paralelizim, ajo e ka marrë me sportivitet.

Lidhur me këto, modelja ka pasur një ironizim së fundi. Gjithsesi, modeles iu deshën disa muaj për të reflektuar dhe për t’u marrë me meme që nga publiku i gjerë u harruan.

“Halandi sot me nerva edhe stylish”, ka shkruar modelja teksa ndan një foto në “Instastory”.

Kejvina njihet si vajzë me humor mirëpo situata që kaloi në “Big Brother” e ofendimet që mori nga publiku, nuk e kanë bërë të ndihet mirë. Mbase kjo është edhe arsyeja se përse ajo u tërhoq edhe nga ekrani.

U kthye në temë memesh, Kejvina reagon shumë muajsh pas daljes

kejvina kthella memet

Lini një Përgjigje