TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Qershor 2023, 13:04

Dëgjonte me zë të lartë kolonën zanore të ‘Titanic’ në avion, Kate Winslet ishte pasagjerja ngjitur me djalin fatlum (video)

Shkruar nga Pamfleti

Dëgjonte me zë të lartë kolonën zanore të

Një udhëtim me avion u shndërrua në një moment shumë gazmor për një burrë 25-vjeçar kur ai luajti pa dashje hitin e Celine Dion të Titanikun ‘My Heart Will Go On’.

Chris Olsen ndau në TikTok të papriturën që i ndodhi gjatë fluturimit të tij nga Kana në Londër.

Ai e kuptoi shumë vonë se AirPods-et e tij nuk ishin të lidhur ndërkohë që po luhej kolona zanore e hiteve më të mëdha të Dion.

Në videon e TikTok, e cila ka mbledhur mbi 2.4 milionë shikime, Olsen tregon si u gjend gabimisht në rreshtin e dytë, duke menduar se ishte vendi i tij i caktuar.

Ai vuri re se një grua ishte ulur tashmë në ndenjësen e dritares, ndërsa sedilja e mesme mes tyre ishte bosh.

Më pas dëgjohet i riu duke thënë: “Tani në këtë moment jam gati të dëgjoj pak muzikë, të ndihem rehat dhe në atë moment Dioni ishte në mendjen time sepse anuloi turneun e saj dhe kështu ata po luanin një sërë këngësh të saj”.

Pa e ditur ai, AirPods-et e tij nuk ishin futur në prizë, duke bërë që muzika e Celine Dion të luhej me zë të lartë në të gjithë aeroplanin. Në një moment, thotë ai në video, një stjuardesë iu afrua dhe i tha se ishte ulur në rreshtin e gabuar:

“Unë ngrihem, kthehem në rreshtin e tretë, por ndërsa ngrihem të iki dhe t’i kërkoj falje, gruaja e ulur në dritare, e shikoj fytyrën e saj dhe mendoj se ajo duket e njohur. Kështu që po përpiqesha të kujtohesha se ku e kisha takuar më parë. Ndërsa ‘My Heart Will Go On’ e Titanic vazhdon të luhej, e kuptoj se çfarë po ndodhte. Unë isha ulur pranë Kate Winslet që fitoi Oscarin”

@chris KATE IF YOU SEE THIS IM SORRY I DIDN’T KNOW #storytime #katewinslet #titanic ♬ original sound - Chris Olsen

titanic kate winslet avion

Lini një Përgjigje