TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Nëntor 2024, 10:25

U bënë të njohur nga “Love Island”, Denisi flet për ndarjen nga Xhesika: Marrëdhënia nisi të zbehej

Shkruar nga Pamfleti

U bënë të njohur nga “Love Island”, Denisi flet

Denisi dhe Xhesika, një nga çiftet e Love Island Albania, konfirmuan ndarjen e tyre disa muaj më parë, duke lënë fansat e zhgënjyer.

Së fundmi, Denisi ishte i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku ndau disa detaje mbi prapaskenat e ndarjes.

“Në marrëdhënien tonë kishte filluar të zbehej diçka, si nga ana e saj, ashtu edhe nga ana ime,” tha Denisi.

“Disa ngjarje që nuk dua t’i zbuloj tani, ndikuan në këtë zbehje. Kur mungon dëshira dhe nuk je në të njëjtën faqe me tjetrin, është më mirë për të dyja palët që marrëdhënia të mbyllet.”

I pyetur për ndarjen e fajit në këtë situatë, ai shtoi:

“Një postim i panevojshëm më ka vendosur mua si fajtor, por unë e marr përsipër këtë faj. Dua që pala tjetër të ndihet rehat, kështu që nuk është problem për mua.”

xhesika dhe denisi ndarja love island

Lini një Përgjigje