TAGS-AT E JAVËS

Showbiz21 Prill 2026, 12:43

U afruan më shumë pas daljes së Gimbos, Selin Bollati ‘shpall’ mik të ngushtë Shëndritin

Shkruar nga Pamfleti
U afruan më shumë pas daljes së Gimbos, Selin Bollati
Selin Bollati ‘shpall’ mik të ngushtë Shëndritin

Pas fitores së “Big Brother”, Selin Bollati ka ndarë emocionet e saj të para, duke treguar se ende nuk e ka përpunuar plotësisht këtë eksperiencë të jashtëzakonshme.

Në një intervistë për Top Channel, ajo u shpreh: “Ndihem shumë mirë, ende s’e kam marrë veten, por jam ok, jam gati për një party të çmendur mes ‘miqsh’”.

E pyetur për miqtë e saj të vërtetë pas këtij rrugëtimi, Selin nuk hezitoi të përmendë disa emra të rëndësishëm për të: “Patjetër, Shëndrit Lumi. Me Shëndritin jemi takuar shumë pak, por jemi takuar dhe është një nga miqtë e mi më të mirë”. Kjo deklaratë u duk shumë e çuditshme, se mes saj dhe ish-banorit nuk ka patur ndonjëherë afrimitet.

Fituesja e “Big Brother” tregoi gjithashtu se pak orë pas finales kishte ndarë një mesazh falënderimi për publikun dhe mbështetësit e saj: “Po, para pak orësh kam ndarë një status për të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur, ishte edhe një fjalim mirënjohës për rrugëtimin tim”.

Në festën pas finales ishte i pranishëm edhe Gimbo, i cili u shfaq në krah të Selinit, ndërsa të dy u shprehën për atmosferën festive. “Kishim pak punë dhe e morëm me qetësi, avash-avash”, thanë ata për përgatitjet.

Nga ana tjetër, Gimbo theksoi mbështetjen e tij për fituesen: “E kam pritur dhe do e pres, ndihem shumë mirë. E kam thënë se e fiton Selin, një fitore e merituar e Selinës, kemi ardhur për të festuar fitoren e saj”.

selin bollati shendriti

Lini një Përgjigje