TAGS-AT E JAVËS

Showbiz21 Prill 2026, 07:46

“U pendova që e futa në shtëpi”, Malbora zbulon marrëdhënien me aktorin jashtë Fermës; Indri kërkon të largohet nga gara

Shkruar nga Pamfleti

“U pendova që e futa në shtëpi”, Malbora zbulon

Mbrëmjen e djeshme, Indri deklaroi se nuk mund të vazhdonte një lidhje me Vanesën, duke argumentuar se ende kishte ndjenja për ish-bashkëshorten e tij, me të cilën ka një djalë 3-vjeçar.

Ky veprim u kritikua nga fermerët e tjerë, të cilët e cilësuan si jo etik dhe të turpshëm faktin që ai i kishte dhënë shpresa Vanesës dhe më pas kishte tërhequr qëndrimin.

Ndërkohë, diskutimet mes banorëve kanë shkuar më tej, duke ngritur aludime për një marrëdhënie të mundshme mes Indrit dhe Malborës jashtë fermës, bazuar edhe në deklaratat e mëparshme të tyre se njiheshin nga jashtë.

Një deklaratë e Malborës ka shtuar dyshimet mbi këtë çështje.

“Jam bërë pishman që e kam ftuar në shtëpinë time, ka ngrënë dhe ka pirë aty”, tha Malbora gjatë diskutimit me fermerët.

Pas publikimit të kësaj deklarate, Indri shprehu gatishmërinë për t’u larguar nga gara, duke marrë përgjegjësinë për situatën e krijuar.

“Për fajin tim po dalin këto gjëra private. E kam ekspozuar veten tek këto thashetheme. Marr koston mbi veten time. Jam i gatshëm të ndërpres garën”, tha Indri.

Megjithatë, sipas zhvillimeve, ka qenë Vanesa ajo që e ka bindur të mos largohet nga gara. Në këtë kontekst, Indri shtoi edhe një deklaratë tjetër që ngjalli vëmendje: “Më kërcënoi”, por nuk e them se çfarë më tha”, theksoi Indri.

Lini një Përgjigje