TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Tetor 2024, 20:01

Tregoi vështirësitë ekonomike në këngën dedikuar të bijës, Bardhi reagon ndaj kritikave: Nuk është viktimizim!

Shkruar nga Pamfleti

Tregoi vështirësitë ekonomike në këngën dedikuar

Këngëtari i njohur Bardhi Idrizi, ka reaguar pas komenteve të shumta në rrjetet sociale dhe jo vetëm, lidhur me këngën e tij të fundit që ia kishte dedikuar të bijës, e cila pritet të vijë në jetë së shpejti.

Artisti ka rrëfyer vështirësitë e mëdha që ka kaluar dhe gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën ndodhej ai dhe partnerja e tij, Sara Gjordeni.

Këto rreshta bënë bujë kudo, ku shumë e mbështetën e shumë të tjerë jo. Por, siç duket Bardhi është ndjerë “i detyruar” për një sqarim për publikun.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ai shkruan se kjo kohë e vështirë për të dhe Sarën, tashmë ka kaluar.

“Duke parë shqetësimin tuaj të vazhdueshëm për situatën time financiare dhe dashamirësinë tuaj, ndihem i obliguar t’iu them se familja ime e ka kaluar prej shume muajsh situatën e përshkruar në këngën e vajzës”, shkruan Bardhi, ndërsa shton se është krenar për rreshtat që i ka shkruar në këtë këngë vajzës.

Bardhi ka reaguar edhe për komentet që kënga është krijuar për t’u viktimizuar, ku tha se nuk ekziston diçka e tillë, pasi periudha e vështirë për të ka qenë në muajt Prill-Maj dhe jo tani.

“Nëse kjo këngë do ishte përdorur si viktimizim, do e kisha lancuar në muajin Prill ose Maj kur vështirësitë ishin aktuale”, shkruan ai.

Reagimi i Bardhit:

Duke parë shqetësimin tuaj të vazhdueshëm për situatën time financiare dhe dashamirësinë tuaj, ndihem i obliguar t’iu them se familja ime e ka kaluar prej shume muajsh situatën e përshkruar në këngën e vajzës.

Nëse kjo këngë do ishte përdorur si viktimizim, do e kisha lancuar në muajin Prill ose Maj kur vështirësitë ishin aktuale, por un mendoj që arti i mirë gjithmonë duhet me hap debate dhe me krijuar pyetje.

Jam më se krenar për rreshtat që i kom shkruar në këtë këngë për vajzën time sepse mendoj që çdo fëmijë mënyrën më të mirë për të mësuar diçka e ka nëpërmjet eksperiencave të prindërve.

Ju dua shumë, Elhamdulilah prej Zotit jemi shumë mirë, e Zoti ju rujt t’gjithve.

Lini një Përgjigje